Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit në BBVA – ky i fundit thirret urgjent nga Vëllai i Madh - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit në BBVA – ky i fundit thirret urgjent nga Vëllai i Madh

    Insajderi
    27 March 2025 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Big Brother VIP Albania ka qenë sërish skenë e një situate të tensionuar, këtë herë mes banorëve Gerta dhe Gjesti.

    Gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë, e quajtur “Burrec mos u zemëro”, dyshja u përfshi në një konfrontim të vogël fizik, duke rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.

    Gjithçka nisi kur Gjesti, i nervozuar nga rrjedha e lojës, tentoi të largohej dhe në shenjë revolte hodhi zarin e pikëve, duke prishur ekuilibrin e lojës.

    @noway0780 #gjesti #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Noway

    Në atë moment, Gerta u përpoq ta ndalonte, por ai reagoi menjëherë duke i thënë: “Mos më prek”, një frazë që e bëri situatën edhe më të ndezur.

    Banorët e tjerë, të shqetësuar nga eskalimi i situatës, dëgjohen duke thënë “Mos, mos”, duke u përpjekur të qetësojnë palët dhe të shmangin një konflikt më të madh.

    https://www.instagram.com/gjestt/?hl=en

    Tensionet mes Gertës dhe Gjestit kanë qenë të dukshme që nga fillimi i reality show-t, me përplasje të herëpashershme në debate të ndryshme.

    Kjo përplasje e fundit vetëm sa konfirmon se marrëdhënia e tyre mbetet një nga më të nxehtat në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

    https://www.instagram.com/gerta.gixhari


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark