Kongresi Amerikan i Hebrenjve falenderon Thaçin për ndalimin e librave antisemite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresi Amerikan i Hebrenjve falenderon Thaçin për ndalimin e librave antisemite

    Insajderi
    02 December 2016 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kongresi Amerikan i Hebrenjve, e themeluar 1918, që njihet si organizata më e madhe në botë që mbron të drejtat e hebrenjve ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi një letër falënderimi.

    Në këtë letër, Jack Rosen, president i Kongresit amerikan të hebrenjve falënderon presidentin Thaçi për ndalimin e shitjes së librave me përmbajtje antisemite, që më parë janë shitur në tregun e Kosovës.

    Rosen shkruan se vendet tjera të Evropës dhe botës, duhet të ndjekin shembullin e Kosovës për të parandaluar urrejtjen ndaj hebrenjve.

    “Së fundi kam dëgjuar lajmin për vendimin tuaj për të ndaluar librat anti-semitik në vendin tuaj, dhe unë po ju shkruaj sot që të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për marrjen e një hapi të guximshëm për të adresuar urrejtjen e pafundme që ekziston kundër hebrenjve”, thuhet në këtë letër.

    Rosen më tej në letër shkruan se propaganda anti-semitike e Luftës së Dytë Botërore solli që një brez i tërë i hebrenjve të vritet brutalisht.

    Sipas tij, sot, përderisa bota përballet me ngritjen e serishme të antisemitizmit, me retorikën e vet, duke u përhapur tashmë gjerësisht si në media të shtypura ashtu edhe në ato digjitale, vendimet e zgjuara dhe proaktive.

    Në këtë letër, Rosen lavdëron presidentin Thaçi për guximin për të ndaluar këto librave, duke thënë se këtë shembull duhet të ndjek e gjithë bota.

    “Shpresoj që edhe vendet tjera anembanë Evropës dhe botës të ndjekin shembullin tuaj për ndalimin e materialeve anti-semitike nga shoqëritë e tyre. Ju faleminderit për përkrahjen e kësaj çështjeje jetike për vendin tuaj dhe popullit hebre”, thuhet në këtë letër.

    Dje, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan, përmes kongresmenit Eliot Engel kishte përshëndetur iniciativën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e librave me përmbajtje antisemite në Kosovë.

    Në një postim në Twitter të këtij komiteti përgëzohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e shitjes së librave antisemite në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark