
Komiteti për Politikë të Jashtme në Kongresin e Spanjës, ka refuzuar sot, dy propozime të grupit parlamentar të partive të majta të Katatonisë që i kishte kërkuar Qeverisë së Spanjës, për të njohur pavarësinë e Palestinës dhe të Kosovës.
Kërkesën për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e kishte bërë grupi parlamentar “Esquerra Republicana” e njohur me shkurtesën “ERC”, raporton Insjaderi.
Iniciativa për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, është refuzuar me 30 vota ndërsa vetëm 12 vota ishin pro kësaj iniciative, transmeton gazeta e njohur spanjolle Eldiario.
Ndërsa iniciativën për njohjen e Pavarësisë së Palestinës e kishte marrë grupi parlamentar “In Comú Podem”, por që u refuzua pasi për të votuan kundër 21 anëtarë të Kongresit për Punë të Jashtme, ndërsa vetëm 10 vota ishin në favor të njohjes së Palestinës. Njëmbëdhjetë anëtarë të Kongresit abstenuan./Insajderi.com