×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kongresistët i dërgojnë letër Bidenit: Vendosni sanksione ndaj Serbisë

    Insajderi
    07 November 2021 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup prej gjashtë kongresmenëve i kanë dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

    Kërkesa kryesore në këtë letër është që t’u vihen sanksione atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

    Ata e kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.

    Të njëjtit shprehen se janë të shqetësuar për situatën politike në Serbi dhe ndikimin që një situatë e tillë mund të ketë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

    “Siç thatë gjatë vizitës tuaj në Beograd në gusht 2016, ‘është kryesisht në interesin e vetë Shteteve të Bashkuara që populli i Serbisë të rritet dhe të përparojë’. Prandaj, dëshirojmë të inkurajojmë administratën tuaj që të angazhojë Vuçiç në luftën kundër korrupsionit dhe sulmeve ndaj lirisë së shtypit, dy fusha që janë kritike për një Serbi të begatë dhe demokratike dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE”.

    Siç shkruan gazeta serbe “Vijesti” gjashtë anëtarët e kongresit të SHBA-ve i bëjnë thirrje kreut të “Shtëpisë së Bardhë” që të shqyrtohet përdorimi i Urdhrit Ekzekutiv 14033, aty ku është e mundur, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të arrihet një qeveri më transparente dhe më e përgjegjshme në Serbi, të respektohet demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor.

    Tutje në letër shkruan se liria e medies nuk është vetëm një vlerë kyçe amerikane e përfshirë në Kushtetutën e SHBA-së, por se kjo çështje është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme të Washingtonit dhe për luftën kundër autoritarizmit në mbarë botën.

    “Fatkeqësisht, liria e medias në Serbi ka arritur një nivel të ulët. Siç vërejnë Reporterët pa Kufij: “Serbia është një vend ku gazetarët janë të ekspozuar ndaj sulmeve pothuajse të përditshme që vijnë gjithnjë e më shumë nga elita në pushtet dhe media proqeveritare. Është gjithashtu e qartë se mediat pro-qeveritare po bëjnë përparim dhe janë në një marrëdhënie reciproke të dobishme me qeverinë”.

    Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët: Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern dhe Mike Quigley.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark