×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresistja amerikane i shkruan letër Blinken: Kurti po rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

    Insajderi
    10 September 2024 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, i ka nisur një letër Sekreatrit Amerikan, Antony Blinken, në të cilën është ankuar për veprimet e kryeministrit Albin Kurti.

    Sipas Tenney, e cila është edhe bashkëdrejtuese e “Congressional Serbian Caucus”- grup që avokon për interesat dhe shqetësimet e serbo-amerikanëve dhe Serbisë, Kurti me veprimet e tij po e rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Tenney që njihet edhe si përkrahëse e ish-presidentit Donald Trump, tani kandidat për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, thotë se përmes letrës së saj ka kërkuar përgjigje nga Sekretari Antony Blinken për veprimet që do të ndërmarrë SHBA që të sigurohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

    Sipas saj, Kurti duhet të mbahet përgjegjës dhe në letrën e saj, kongresistja amerikane kërkon rritje presioni ndaj kryeministrit të Kosovës dhe marrjen e masave specifike ndëshkuese ndaj kryeministrit Albin Kurti, nëse s’do të ketë ndryshim sjelljeje.

    “Edhe një herë, Albin Kurti dhe veprimet e tij po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht kritikave të ashpra nga Departamenti i Shtetit, Veprimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar. I dërgova një letër Sekretarit Blinken duke kërkuar të dihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrë SHBA për të siguruar që të drejtat e serbëve etnikë në Kosovë të mbrohen dhe Kurti të mbahet përgjegjës”, shkruan ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark