
Rreziku nga një luftë nga Serbia në Kosovë po përmendet shpesh nga krerët e shtetit tonë. Në këtë mënyrë, po ngjallë frikë edhe tek popullata.
Një deklaratë të tillë e kishte dhënë edhe Konjufca. Ai të enjten ka sqaruar se deklarata e tij nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit por, për të njoftuar bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.
Ai ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë me e sigurt dhe se institucionet e sigurisë janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia.
“E dinë e gjithë shoqëria jonë, e dinë e gjithë bashkësinë ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka hequr dorë kurrë. Po të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për me ju përgjigj çfarë do sfidave të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për me i friksu a po për me shkaktua ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për me ju kundërvu çfarë do tendence të Serbisë për me destabilizu Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë Konjufca.
Se situate është e qetë e ka thënë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ai ka deklaruar se nuk ka rrezik për luftë.
“Jemi të koordinuar në të kaluarën rreziku ka ardhur edhe nga vetë brenda territorit kurse tash me rend dhe ligj nuk ka rrezik, çka mund të ketë rrezik është jashtë vendit në këtë rast, Serbi”, u shpreh Murati.
Këto deklaratë për luftë erdhën nga krerët e shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 9 korrik, deklaroi se ekziston rreziku që shteti serb ta përsërisë një sulm më përmasa edhe më të mëdha nëse nuk ndëshkohet./Insjaderi.org/