Konjufca bjen në fjalë të Krasniqit për Asociacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca bjen në fjalë të Krasniqit për Asociacionin

    Insajderi
    09 February 2023 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se plani franko-gjerman ishte zhvendosur prej “njohjes në qendër” në “Asocacionin në qendër”, i pari kishte paralajmëruar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Insajderi.

    Ndërkaq Kryetar i i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, prej qëndrimit se “Kosova nuk e ka lluksin ta refuzojë” planin franko-gjerman dhe se ky plan “është bazë e mirë dhe e shëndoshë” për negociata të mëtejme, këto ditë tha të njëjtën gjë me Krasniqin.

    Asociacioni, tha ai, është bërë qendror në krejt planin për normalizim të hartuar nga ndërkombëtarët.

    Unë kam argumente që edhe zyrtarët nga Washingtoni, edhe zyrtarët nga Brukseli në gjuhën e tyre nuk po e kanë njohjen në qendër. A e di çfarë po kanë në qendër? Asociacionin po e kanë në qendër”, tha Konjufca duke folur në T7.

    Ndërkaq, Krasniqi këtë gjë e kishte thënë në një numër paraqitjesh në media, ku madje kishte deklaruar në një rast edhe se “planin franko-gjerman kështu siç është nuk do ta pranonte asnjë shqiptar”.

    “E vërteta është që në versionin e parë ky dokument e ka transformuar qasjen nga marrëveshje me njohje në qendër në marrëveshje me Asociacion në qendër, kështu që po unë besoj që marrëveshja si e tillë e përfshin krijimin e Asociacionit gjithsesi”, ishte shprehur Krasniqi për EO, shkruan Insajderi.

    Krasniqi, shprehej se versioni i parë i planit franko-gjerman që e kishte parë nuk i përmbushtte objektivat e shtetit të Kosovës.

    “Çfarëdo marrëveshje e cila nuk e parasheh dhe nuk e arrin njohjen e ndërsjellë është marrëveshje që nuk e përfundon konfliktin mesë Kosovës dhe Serbisë dhe është marrëveshje e cila, siç thotë populli nuk kryen punë. Unë i kam propozuar pesë shtyllat që duhet ti ketë marrëveshja”.

    “E para ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës, pra edhe asociacioni nëse krijohet  të jetë pikërisht siç e ka parapa aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Dy që të kemi garanci për njohje nga pesë shtete anëtare të BE-së që nuk na njohin. Nënë tre fillimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Nënë katër marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe e pesta njohja e ndërsjellë”, tha ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark