Konjufca e akuzon administratën Biden dhe Obama se e dëmtuan Kosovën në raport me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca e akuzon administratën Biden dhe Obama se e dëmtuan Kosovën në raport me Serbinë

    Insajderi
    20 January 2025 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka aluduar se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

    Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.

    Sipas Konjufcës, gjatë ksaj kohe, Kosovës i kanë ndodhur shumë tema të shtyra nga Serbia, e që e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës.

    “Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë Konjufca në RTK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark