Konjufca: EULEX-i ka pasur rezultate modeste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: EULEX-i ka pasur rezultate modeste

    Insajderi
    17 June 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë para, pak rezultate kundër korrupsionit dhe tepër kompromis me krimin e organizuar dhe strukturat e Serbisë.  Kështu e ka përshkruar misionin e EULEX-it shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e Kuvendit ku pritet që për pak të bëhet votimi për zgjatjen e mandatit të këtij misioni edhe për dy vite të tjera.

    Sipas tij, EULEX-i ka pasur qëllim që të krijojë institucione të pavarura të drejtësisë dhe policisë, por tetë vite më vonë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar deputetëve që të votojnë zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

    Sipas tij, votimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it nënkupton thellimin e bashkëpunimit “për të forcuar sistemin e drejtësisë, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

    “Unë në emër të qeverisë ftoj Kuvendin që të përkrah këto dy ligje. Shprehi po ashtu edhe qëndrimin e LDK-së për përkrahjen e qëndrimi të mëtutjeshëm të EULEX-it”, ka thënë Mustafa.

    Dy projektligjet që mundësojnë zgjatjen e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2018 pritet të votohen në seancën që po mbahet aktualisht. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark