Konjufca flet për marrëveshjen në Ohër, ja çka mendon ai – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca flet për marrëveshjen në Ohër, ja çka mendon ai

    Insajderi
    22 March 2023 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i ftuar në një studio televizive ka komentuar arritjen e marrëveshjes katër ditë më parë në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

    Konjufca tha se ai këtë plan të marrëveshjes e quan si shumë të avancuar. I njëjti nënvizon pesë pikat e para ku thotë se plani e postulon sovranitetin e Kosovës.

    “Plani i propozuar do e përshkruaja si në njërën ane një plan i cili është i avancuar sesa çka kemi pas, kurse konkludimi i dyte është qe është një plan qe është një hap larg asaj që e kemi pritur. Këtu ndodhet pani evropian, po them sepse është i avancuar sepse nëse e keni lexuar versionin final aty plani sidomos ne katër pese pikat e para dmth dukshëm është plan i cili e postulon sovranitetin e Kosovës. Është terminologji për here të parë e përdorur”, tha Konjufca në Tëvë 1

    Ai tha se pakënaqësia e tij është tek pjesa e njohjes reciproke nga ku thotë se kishte diskurs të ndërtuar nga faktorët europian.

    Pakënaqësia ime dhe e jonë është që ky plan, ju e dini ka pas për një kohë të gjatë nga faktorët europian diskurs te ndërtuar rreth një ideje qendrore për një marrëveshje përfundimtare me Serbin që do e kishte njohjen reciproke, dhe kjo nuk është marrëveshje e plotë në atë kuptim”, tha Konjufca më tej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark