Konjufca: Gjykata nuk ka gjet asnjë shkelje në votimin e fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Gjykata nuk ka gjet asnjë shkelje në votimin e fshehtë

    Insajderi
    27 June 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe gjendjes së Kuvendit të Kosovës.

    Konjufca tha se Gjykata nuk ka gjet asnjë shkelje në votimin e fshehtë.

    “Kjo është paralajmërim nga Gjykata Kushtetuese që nëse hyni në ketë rruge, ne ketë rrugë të bllokimit. Përgjegjesia është e të gjitha partive, jo vetëm e partisë së parë fituese”, tha Konjufca.

    “Sa i përket votimit të fshehtë përmes Avni Deharit, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkelje.”, tha tutje ai.

    “Ka të bëjë me interpretimin tonë se si e kemi parë ne si VV aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. VV u përgjigj me faktin se si fituese e zgjedhjeve edhe Kushtetuta i jep të drejtë që të propozojë kryetarin në krye të Kuvendit. Kjo nuk hasi në mirëkuptim të subjekteve opozitare dhe qasja e tyre ishte bllokuese. Ne ndërmorrëm një seri veprimesh të tjera duke i konsideruar si veprime që do t’i ndihmonin konstituimit të Kuvendit, njëra prej të cilave ishte ftesa për kryetarët e subjekteve politike.

    Aktgjykimi na dha të drejtë, dhe aty një nga pikat më të rëndësishme është se nëse hyhet në bllokadë për të krijuar marrëveshje politike, kjo nuk vlen vetëm për kryetarin e Kuvendit, çka u sqarua edhe një herë. Interpretimi sa i përket kësaj pike, të raportit mes kryetarit dhe nënkryetarëve, është që t’i vendosim të gjithë në një pako dhe t’i votojmë pa u përzier në emrat që ne propozojmë.

    Gjykata Kushtetuese, si ne e lexojmë, kjo është vetëm një paralajmërim që nëse hyn në rrugën e bllokimit, gjykata ka thënë se kjo nuk mund të bëhet vetëm për kryetarin.

    Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e atij grupi parlamentar që ka dalë i pari në zgjedhje. Obligimi është i të gjithëve”, tha Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark