Konjufca i ashpër ndaj Albulena Haxhiut, i kërkon të ulet në vendin e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca i ashpër ndaj Albulena Haxhiut, i kërkon të ulet në vendin e saj

    Insajderi
    28 April 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës.

    Kjo pasi Konjufca i kërkoi Haxhiut që të ulet në vend, në mënyrë që opozitës t’i jepet mundësia që të flasë.

    Konjufca: Ministre me mirëkuptimin tuaj, a ja japim fjalën opozitës, pastaj…

    Haxhiu: Nuk është në rregull… unë e kam fjalën time kryetar dhe nuk lëvizi pa e kry fjalën

    Konjufca: Përndryshe s’po më duket se ka atmosferë për seancë

    Haxhiu: Unë e kam rendin e fjalës. Sa të qetësohet opozita do të vazhdojë fjalën

    Konjufca: Ashtu kështu nuk dëgjohet asgjë

    Konjufca: Ministre a ka mundësi që të uleni, që ta vazhdojmë seancën se përndryshe nuk shkon kështu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark