×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca i kapet BE’së: Kosova po trajtohet si jo shtet, s’mundet me na i marrë kompetencat veç pse janë të fortë

    Insajderi
    28 October 2024 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka akuzuar BE-në se nuk po e trajton Kosovën si shtet, në këtë drejtim.

    Konjufca këto deklarime i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Po menoj që është një qasje shumë diskriminuese e BE-së, i cili Kosovën e trajton si një jo-shtet. Kosova duhet me e mbrojtë të drejtën e vet deri në fund. E drejta e vetë është me u ulë me BE-në edhe me e qartësu deri në fund se kush e ka këtë kompetencë? A e ka Kosova a BE-ja? Unë mendoj që e ka Kosova. A jemi vonu a s’jemi vonu… Na ashtu kshtu jemi në masa të BE-së. Vonesa nuk munet me na e marr kompetencën neve për me e paraqit një draft të vetin para Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Konjufca.

    Na jemi shtet sovran, duhet të sillemi si të tillë. Na duhet ta mbrojmë këtë sovranitet. Nuk mundet BE-ja me të qit para aktit të krym. Nuk është version i  Kosovës ai, është version i BE-së. Versioni i BE-së mundet me qenë konsultativ, mund të marrim klauzola të caktuara që janë për ne të arsyeshme”.

    Unë do ta quaja këtë qasje diskriminuese të BE-së dhe mohim të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai, duke shtuar se “nuk mundet me na e marrë BE-ja veç pse është e fortë”.

    Ai ka mohuar mundësinë e masave shtesë të BE’së kundër Kosovës.

    Mua nuk më duket që do të mund të ketë masa shtesë, por çështja është si ti heqim këto ekzistueset, që i kemi. Kur jemi këtu, tashmë janë shtuar edhe zërat brenda BE-së që masat duhet të heqen, sepse s’ishin fare produktive në relacion me Republikën e Kosovës. Masat i kemi tash e një kohë, por rezultatet nëse i shihni, ne ndodhemi në situatën ku Serbia e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Ohrit. Serbia e konsideron këtë marrëveshje si një tavolinë ku mund të zgjedhë çka të dojë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark