Konjufca: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht

    Insajderi
    20 December 2024 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të dy kuvendeve me përmendjen e sulmeve në veri nga grupe serbe vitin e kaluar dhe sivjet. E, më pas ai ka thënë se Kosova e Shqipëria pavarësisht rrethanave janë gjithmonë për njëra-tjetrën.

    “Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”.

    Ai ka falënderuar Qeverinë e Shqipërisë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    “E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integriteti, forcimit ligjit, nuk mund të konsiderohen cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët. Është Serbia që nuk na e pranon as statusin e fqinjit por ambiciet e aj hegjemoniste vazhdon t’i ketë të kodifikuara në Kushtetutë. Nuk mund të ketë normalizim pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane. Ne themi vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe jemi të bindur se kjo do të ndodhë sepse e kemi në krah Republikën e Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark