×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kosovarët luftuan me dekada për Shqipërinë

    Insajderi
    11 September 2024 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova e Shqipëria kanë marrëdhënie të mëdha bashkëpunimi, ndërsa ka thënë se është e paplotë pa Kosovën, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës “kanë luftuar me dekada për Shqipërinë”.

    Sipas Konjufcës, institucionet e Kosovës kur shohin Shqipërinë “shohin një raport si me vetveten”, duke u shprehur se dy vendet duhet t’i thellojnë raportet.

    “Kuvendet tona kanë përgjegjësinë e përafrimit të institucioneve tona. Marrëdhënien me Shqipërinë e shohim përtej raporteve ndërshtetërore shumica e kosovarëve nuk i referohet Shqipërisë si shtet fqinjë, po ta pyesësh një kosovar kur shkon në Shqipëri nuk thotë po shkoj në një shtet fqinjë por po shkoj te mëmë Shqipëria. Shqiptarët e Kosovës kanë luftuar me dekada për bashkim, Shqipëria ka merita të mëdha në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

    “Në takimin që e patëm ne shikuam të gjitha mundësitë që mund të shfrytëzojmë që të mbështesim vendet tona në rrugën e forcimit dhe integrimit. Kosova vazhdon të ketë nevojë në mbështetjen e Shqipërisë. Duke filluar prej votimit te suksesshëm, ku Kosova e ngriti statusin e vet kjo nuk do të ndodhte pa mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë. Këto suksese që i arrijmë gjithmonë i shohim edhe me mbështetjen e Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark