Konjufca kritikon vonesat e deputetëve në Kuvend: Mbledhjet e komisioneve po e bllokojnë punën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca kritikon vonesat e deputetëve në Kuvend: Mbledhjet e komisioneve po e bllokojnë punën

    Insajderi
    05 December 2024 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qenë goxha kritik nga kryetarëve të komisioneve të Kuvendit.

    Në seancën e sotme e cila filloi me gati dy orë vonesë, ai kërkoi që më të mos caktohet mbajtja e mbledhjeve të komisioneve në orën kur ka për t’u mbajtur një seancë e parlamentit.

    “Kjo që keni bërë është vërtetë jo serioze,  do ta precizoni dhe të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni edhe mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve”.

    “Nuk mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara nga kryesia. Kështu e bllokoni punën e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.

    Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit e që është plenare. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark