Përgjimet ku dëshmohet se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila flet me terroristin Milan Radoiçiq, i komentoi shkurtimisht kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Biseda mes Kusarit dhe Radoiçiqit për Glauk Konjufcën nuk është tradhëti kombëtare, por pakujdesi.
“Po flas meqenëse si kryetar i Kuvendit, po flas për të si deputete, dhe jo si anëtare e koalicionit apo që ka partneritet me VV-në, mua personalisht t’ju them nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndryeshmërinë kombëtare të zonjës Kusari – Lila nuk kam asnjë dyshim që është tradhëti kombëtare apo çfarëdo kësaj natyre. Mund ta quani në një emër tjetër, ndoshta gabim, ndoshta pakujdesi e saj, mirëpo sa i përket kësaj se çka më tregon mua, kjo është vetëm vazhdimësi dhe vazhdim i tjerrsjes së një rasti të para 7-8 muajve, vetëm tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt. Për mua më tronditës është kjo, se sa baza e themeli kombëtar i zonjës Kusari – Lila, ka thënë Konjufca para mediave.