Konjufca me ironi ndaj opozitës: Na mungon Nezir Kraki, na huazoni një deputet, mos të mbesim nën 57 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca me ironi ndaj opozitës: Na mungon Nezir Kraki, na huazoni një deputet, mos të mbesim nën 57

    Insajderi
    29 April 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht tensioneve politike dhe bllokadës në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka zgjedhur që situatës t’i qaset me ironi.

    Para se të propozonin sërish Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, Konjufca bëri një koment me nuanca humori në drejtim të opozitës.

    Ai tha se grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po i mungon një deputet dhe kërkoi “ndihmë” nga pala tjetër.

    “Neve sot po na mungon një deputet, Nezir Kraki. Ndoshta na huazoni një, mos të mbesim nën 57,” u shpreh Konjufca, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura në sallë.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark