Konjufca: Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca: Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme

    Insajderi
    31 December 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një postimi në facebook ka uruar vitin e ri.

    Ai ka thënë se po e lëmë pas edhe një vit, së bashku me të mirat dhe sfidat e tij, duke shtuar se motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.

    “Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin.

    Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.

    Gëzuar 2023!” ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark