Konjufca: Muri në veri ka ardhur si rezultet i negociatave me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Muri në veri ka ardhur si rezultet i negociatave me Serbinë

    Insajderi
    09 December 2016 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Glauk Konjufca shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka deklaruar se ndërtimi i murit që ndanë Mitrovicën Jugore me atë Veriore, ka ardhur si rezultat i negociatave mes Prishtinës e Beogradit, në të cilat sipas tij Serbia i ka arritur qëllimet e veta por jo edhe Kosova.

    Konjufca përmes një konference për media tha se në kohën kur patën filluar negociatat qeveria e Kosovës i ka pasur në fokus dy qëllime të bashkohet Kosova dhe ta qojmë Kosovën në Europë, por që sipas tij kjo nuk ka ndodhur.

    “Me këto negociata Kosova as liberalizimin e vizave s’po mund ta marrë. Ndërtimi i murit në Mitrovicë nga Goran Rakiqi, janë epilogu real i negociatave të Brukselit. Ky është rezultati i vërtetë i këtyre negociatave”, tha Konjufca.

    Konjufca duke folur për marrëveshjen për Krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, tha se ky ka qenë gjithmonë misioni i qeverisë serbe.

    Ndërsa pjesën veriore të vendit, Konjufca e ka cilësuar si koloni të Serbisë, ndërkaq tha se atje Serbia ka sjellë njerëz që nuk kishin qenë kurrë banorë të veriut.

    “Qeveria e Serbisë po e kolonizon Veriun e Kosovës, dhe po sjellë në atë pjesë edhe qytetarë që nuk janë banorë të atjeshëm. Ndërsa, qytetarët shqiptarë janë dëbuar nga atje dhe jetojnë në pjesën veriore me qira e me farefisin e tyre, e askush s’interesohet për ta”, tha Konjufca. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark