Konjufca: NATO shpëtoi një popull që po i kanosej zhdukja përmes gjenocidit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: NATO shpëtoi një popull që po i kanosej zhdukja përmes gjenocidit

    Insajderi
    12 June 2024 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kujtimi i së shkuarës “nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin”.

    Konjufca tha në seancën solemne për Ditën e Çlirimit se e shkuara do të kujtohet gjithmonë që “padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”.

    “Kur e kremtojmë 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, sepse ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë. Prandaj ta kujtojmë të shkuarën e të mos e harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin, por për ne, gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë. Ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë, sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”, tha Konjufca.

    Kryeparlamentari tha se intervenimi i NATO-s më 1999 ishte edhe “përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë nga forcat demokratike të botë”.

    “Intervenimi i NATO-s në Kosovë, duke e bombarduar ish-Jugosllavinë e Millosheviqit, përveçse intervenim humanitar për ta shpëtuar një popull të cilit po i kanosej zhdukja përmes gjenocidit, ishte përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë nga forcat demokratike të botës, e fitores së demokracisë dhe e vetëvendosjes së popujve mbi ideologjinë fashiste, totalitariste dhe hegjemoniste”, tha Konjufca.

    “Mirënjohja jonë do të jetë e përjetshme për miqtë tanë më të rëndësishëm që na ndihmuan”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark