Konjufca në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës: Serbia agresore bëri gjenocid në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës: Serbia agresore bëri gjenocid në Kosovë

    Insajderi
    05 April 2023 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe në nderim të të vrarëve në këtë masakër nga regjimi serb.

    Konjufca e konsideroi masakrën e Rezallës si njërën prej akteve më gjenocidale që ka bërë Serbia në Kosovë. Ai tha se kjo masakër, së bashku me të gjitha masakrat e kryera prej aparatit shtetëror dhe ushtarak të Serbisë, e përbëjnë gjenocidin që ky shtet e ka ushtruar mbi popullin e Kosovës.

    “Kjo nuk mund të përjetohet ndryshe përveçse si një padrejtësi. Në vitet 1998-1999, teksa populli po përjetonte gjithë atë gjenocid, vuajtje e masakra, askush nuk ka menduar që 24 vite pas do të ishim ne ata që do të duhej të arsyetojmë se nuk ishim kriminelët dhe agresori, por ishte Serbia me të gjithë ata ushtarë e policë, të cilët vranë njerëz të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë, pa i kursyer, vetëm pse ishin shqiptarë. Prandaj, ne vazhdimisht do t’i kujtojmë ata që kanë rënë për Kosovën dhe për lirinë tonë mirëpo, siç po shihet, liria ende nuk është përmbushur sepse po i ka sfidat e veta, e njëra ndër to është edhe ajo me të cilën po përballemi në Hagë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

    Pas homazheve, Konjufca tha se sipas informacionit që posedon, termi “të zhdukurit me dhunë” do të përdoret në marrëveshje, ashtu siç përdoret nëpër konventat ndërkombëtare.

    “Kosova e ka arritur këtë. Serbia gjithmonë është përpjekur të përdorë një terminologji tjetër për t’i ikur përgjegjësisë që e ka për të gjithë ata që janë të zhdukur me dhunë. Sepse, kur të thuash ‘të zhdukurit me dhunë’, do të thotë se ata i ka zhdukur dikush. E kjo është Serbia me aparatin e saj shtetëror, policinë, ushtrinë dhe organet e tjera shtetërore”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark