Konjufca i nervozuar me qeverinë e Malit të Zi dhe të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca i nervozuar me qeverinë e Malit të Zi dhe të Kosovës

    Insajderi
    30 June 2016 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca thotë se Mali i Zi ka filluar të provokoj situatën në kufi me Kosovën prej 12 vjetësh më parë, ndërsa akuzon qeverinë e Kosovës në anën tjetër se nuk i ka dërguar asnjëherë notë proteste Podgoricës.

    “Fillimisht ka hyrë në territorin e Kosovës 2 kilometra, pastaj ka vendosur tabela. Këtë e ka bërë shteti i Malit të Zi, Qeveria e Malit të Zi dhe Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka dërguar as notë proteste as nuk ka reaguar me veprime konkrete kundër këtyre veprimeve të Malit të Zi dhe unë mendoj se këto e tensionojnë situatën në të vërtetë”, tha Konjufca.

    Ndërkohë Kosova i është përgjigjur Malit të Zi pas reagimit të shtetit fqinj. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonjë arsye serioze për tu shqetësuar sa i përket raporteve tona të ndërsjella.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark