Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

    Insajderi
    12 June 2025 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse Kurti s’i ka numrat atëherë radha i vjen Bedri Hamzës”, ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke lënë të kuptohet se dështimi i Albin Kurtit për të formuar qeverinë do të hapte rrugë për opsione të tjera, përfshirë një mundësi për Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Konjufca tha se Vetëvendosje e ka përjashtuar çdo bashkëpunim me PDK-në, por tregoi se Fatmir Limaj ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje qeverisëse.

    Ndërkohë, sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim.

    “LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullnet për një koalicion me PDK-në. Me kënd jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër – në këtë rast po flas për z. Limaj”, tha Konjufca në emisionin CONTEXT në ATV.

    Ai shtoi se gjithçka do të qartësohet pas konstituimit të Kuvendit, kur do të shihet nëse Kurti ka mbështetjen e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

    Në të kundërtën, tha Konjufca, i mbetet Presidentes që t’ia japë mandatin një partie tjetër ose të shkohet në zgjedhje të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark