Konjufca: Nëse Shpendi ishte në jahtin e Devollëve, duhet të merret në përgjegjësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Nëse Shpendi ishte në jahtin e Devollëve, duhet të merret në përgjegjësi

    Insajderi
    27 March 2017 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se i beson arsyetimeve të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se kishte qenë duke pirë kafe në një restorant brenda një jahti në Mal të Zi.

    Megjithatë, Konjufca ka deklaruar se kryetari i Prishtinës duhet të japë përgjegjësi nëse ka qenë në një jaht të Devollëve.

    “Nëse është e Devollëve (jahti) do ta thërrasim Shpendin në përgjegjësi: Shpend, a e ke ditur? Si qytetar do t’i kërkoj llogari, pasi që vetë e kemi zgjedhur në atë post. Ai mund të thotë ‘e kam ditur’ dhe e merr përgjegjësinë për atë”, ka deklaruar Konjufca në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

    Ai më tutje ka shtuar se beson se sqarimet e Ahmetit janë të vërteta.

    “Besoj se janë të vërteta, s’kam çka shtoj tjetër. Ai e ka prezantuar vetën bashkë me bashkëshorten dhe ka thënë se ka qenë duke pirë kafe në një lloj si anije, si jahti. Nuk e di se çka ka këtu spekulime. Krejt ato prej Devollëve e te Qazimat, e ibishat janë spekulime të mediave të pushtetit”, ka thënë Konjufca. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark