Konjufca nga Bundestagu: Nëse s’reagon bashkësia ndërkombëtare, Serbia mund ta përsëris sulmin terrorist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca nga Bundestagu: Nëse s’reagon bashkësia ndërkombëtare, Serbia mund ta përsëris sulmin terrorist

    Insajderi
    10 October 2023 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Bundestagun gjerman, ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

    Gjatë takimit, Konjufca deklaroi se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

    “Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkretësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca.

    Tutje, kryesuesi i Kuvendit shtoi se e ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e tentimit të, siç e quajti ai, pushtimit të Serbisë kundër Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark