
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’, Konjufca ka thënë se qëndron pranë familjarëve në këto momente dhimbjeje, shkruan Insajderi.
“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!
Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.
U prehtë në paqe!“, thuhet në shkrimin e Konjufcës. /Insajderi.org/