Konjufca: Nuk e kemi harruar Asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Nuk e kemi harruar Asociacionin

    Insajderi
    21 July 2016 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se opozita do të vazhdojë të kundërshtojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ai ka thënë se organizimi i opozitës për ta kundërshtuar këtë Asociacion dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese kanë ndikuar në shtyrjen e përpilimit të statutit të Asociacionit.

    Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Konjufca ka thënë se të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të kenë horizont në planin e Ahtisaarit dhe asgjë më shumë se kaq.

    “Plani i Ahtisaarit në kuptimin terroritorial nuk shkon përtej komunave”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se qëndrimi i Kosovës duhet të jetë i qartë se për serbët s’duhet të ketë asgjë më shumë se komunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark