
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar se çfarë mund të ndodhë nëse edhe pas afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese nuk arrihet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Ai tha se vendimi i Gjykatës nuk e ka shpallur antikushtetues votimin e fshehtë dhe, sipas tij, kjo formë e votimit do të vazhdojë të mbrohet nga Vetëvendosje.
“Tash do të veprojmë që Kuvendi përmes një vendimi t’ia japë një epilog votimit të fshehtë. Sepse në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese s’ka kurrfarë instruksioni që thotë se duhet tërhiqemi nga votimi i fshehtë”, deklaroi Konjufca, përcjell Insajderi.
Ai shtoi se nuk ka asnjë paragraf në vendimin e Kushtetueses që e shpall antikushtetues vendimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
“Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues. Ju lutem! Nuk është antikushtetues”, insistoi Konjufca.