Konjufca pas takimit me Ramën: Raportet e tij me Kurtin janë lënduar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca pas takimit me Ramën: Raportet e tij me Kurtin janë lënduar

    Insajderi
    06 July 2023 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit që kishte me Edi Ramën, të enjten.

    Ai ka folur para mediave pas takimit ku ka thënë se së shpejti do të ketë takim Kurti – Rama, duke mos përmendur kohë.

    Po ashtu ai ka kërkuar nga Shqipëria që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

    “Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”, ka thënë ndër tjerash Konjufca.

    “Rama ishte i shqetësuar sa i përket presionit ndërkombëtar, por mua ma la përshtypjen se ai po e përjeton presionin më shumë se ne. Ne nuk kemi probleme shtetërore me Shqipërinë. Problemi ka ardhur nga ana e Shqipërisë, ata pa kurrfarë arsye madhore e anuloi një mbledhje të shumëpritur, mbledhjen e dy qeverive. Nuk mendoj që është hakmarrje”, tha kryeparlamentari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark