×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca për Kadarenë: Populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë

    Insajderi
    03 July 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, që u mbajtën sot në Tiranë.

    Ai theksoi se dhimbja për ikjen e Ismail Kadaresë është shumë e madhe.

    Kreu i Kuvendit vlerësoi se me veprën e tij Kadare zgjeroi gjuhën mprehu perceptimet dhe stërholloi ndijimet, ndezi imagjinatën e formësoi përfytyrime për të gjithë popullin tonë, përderisa figurat, frazat, vargjet dhe personazhet e tij janë tashmë referenca kolektive të mendimit dhe shqisave tona artistike si komb.

    “Ismail Kadare i dha aq shumë kombit shqiptar, e për këtë të gjithë do të jemi gjithnjë mirënjohës, ndërsa përmes tij populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë, e për këtë do të jemi gjithnjë krenarë, ne dhe brezat që do të vijnë”, theksoi Konjufca

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark