Konjufca përzë nga Kuvendi Listën Serbe: Turp të keni, shkoni i rrini gatitun shefit kriminel Radoiçiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca përzë nga Kuvendi Listën Serbe: Turp të keni, shkoni i rrini gatitun shefit kriminel Radoiçiq

    Insajderi
    05 December 2024 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka reaguar ashpër deputetëve të Listës Serbe, të cilët sot u paraqitën në seancën plenare, shkruan Insajderi.

    Konjufca, veprimin e tyre e ka lexuar si provokim duke thënë se është e pa tolerueshme kjo sjellje.

    Sipas tij, po e luftojnë Kosovën me çdo mjet e kanë guxim me u shfaqë.

    Pos tjerash Konjufca u tha “Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq”.

    Për më tepër, ai ka kërkuar që seanca të ndërprehet, dhe ta lirojnë sallën.

    “Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark