Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë që po të vazhdonte Qeveria me këtë përbërje PDK-së do t’i rritje kostoja në zgjedhjet e ardhshme.
Konjufca duke e komentuar rrëzimin e Qeverisë, tha se VV-ja tashmë po e shqyrton mundësinë se kush do të jetë partneri i tyre.
“Vetë këta çka kanë thënë ata për njëri-tjetrin është e mjaftueshme për të parë se çfarë qeverisje ka qenë”.
“Ne kemi pasur kontaktet tona me shumë subjekte dhe po e shqyrtojmë mundësinë se cili do të ishte partneri ynë”, tha Konjufca për gazetarë.