Në seancën e sotme plenare , shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle, pasi ndalin një tren dhe nuk heqin një mur.
Konjufca ka thënë se situate në veri nuk rregullohet as me largimin e murit atje e as me ndaljen e trenave serb për të hyrë në Kosovë por me shuarjen e strukturave paralele.
“Mungesa e institucioneve të Kosovës atje tregon që ka qenë mungesë e vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe tashmë drejtuesit e institucioneve të Kosovës duhet të tregojnë pse nuk ka funksionuar ligji që nga viti 1999 në veri”, tha ai.