Konjufca: Qeveria po i ndalon aktivistët e VV-së, si në kohën e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Qeveria po i ndalon aktivistët e VV-së, si në kohën e Serbisë

    Insajderi
    20 July 2016 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka shtruar një mori pyetjesh për liderët kryesor të institucioneve lidhur me ndalimin e hyrjes në Kosovë nga Shqipëria të aktivistes Dejona Mihali.

    Konjufcës, kërkoi të dijë pse Dejona Mihali ka kërcënuar ‘rendin publik’ të vendit, pasi që sipas tij ajo para dy ditësh është ndaluar Policia e Kosovës në kufi ku është mbajtur për tri orë, duke mos u lejuar të hyjë në Kosovë.

    “Si është e mundur që politikanët dhe kriminelët nga Serbia hyjnë në Kosovë duke i shkelur të gjitha ligjet e Kosovës, kurse aktivistët nga Shqipëria, që nuk e kanë shkelur asnjë ligj, dëbohen nga Kosova?”, pyeti Konjufca transmeton Insajderi.

    Sipas Konjufcës ngjashëm ka ndodhur edhe me aktivistët e tjerë si Boiken Abazit të cilit i është ndaluar hyrja për 2 vjet në Kosovës, Arbër Zaimit për 2 muaj, kurse Dejona Mihali, që ka pozitën Koordinatoren e Komiteteve në VV, pa afat.

    “Kjo Qeveri po i trajton ata, njësoj siç i ka trajtuar Qeveria e Serbisë më parë aktivistët e Republikës së Shqipërisë që vinin në Kosovë në vitet ’90 e më parë”, tha në fund Konjufca.

    Në konferencën për media  deputetja Albulena Haxhiu tha zyrtarët e MPB-së kanë zbatuar urdhra politik të Skender Hysenit dhe Isa Mustafës. Ndërkohë që për paditë e ngritura nga Boiken Abazi dhe Arbër Zaimi, Haxhiu  ndaj tha se nuk u ndërmarrë asnjë hap, edhe pse kanë kaluar 60 ditë afat ligjor qysh në muajin qershor.

    “në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t’i drejtohem Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që të jetë në dijeni për shkeljen dhe abuzimin e të drejtave themelore të mbrojtura me Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare”, tha Haxhiu. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark