Konjufca: Radoiçiq u lirua prej gjykatës sikurse të kishte bërë ndonjë shkelje në trafik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Radoiçiq u lirua prej gjykatës sikurse të kishte bërë ndonjë shkelje në trafik

    Insajderi
    12 October 2023 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar sanksionimin e Serbisë, teksa është shprehur kritik edhe për formën e lirimit të kryeterroristit Milan Radoiçiq nga gjykata atje.

    “Bashkimi Evropian, nëse flasim për departamentin që udhëheq zoti Borrell edhe  zoti Lajçak, është shumë i ngathët dhe shumë mirëkuptues për Serbinë. Është kollaj ta dënosh aktin terorist, sepse ka ndodhur në pikë të ditës. Të gjithë e kanë dënuar, në rregull jemi. Por kurrkush nuk po e vë në spikamë përgjegjësinë e shtetit serb për këtë akt terrorist. Zoti Radoiçiq u lirua brenda 24 orëve prej Gjykatës sikur të kishte bërë ndonjë shkelje në trafik. Ai u lirua dhe sot është qytetar i lirë atje. Gjykata do ta thërrasë një herë në muaj, apo nuk do ta thërrasë fare. Kriminelë të tjerë janë të lirë. Janë dhjetëra të tjerë që morën pjesë në sulmet e 24 shtatorit e janë të lirë. Çfarë shteti është ky që është edhe kandidat për BE?”, ka deklaruar Konjufca në një intervistë për DW.

    Ai ka thënë se në kuptimin e sigurisë “Serbia duhet të karantinohet”.

    “Duhet të sanksionohet Serbia, kjo duhet të ndodhë patjetër. Në kuptimin e sigurisë Serbia duhet të vendoset në karantinë, pa e vendosur Serbinë në karantinë në kuptim ndërkombëtar, gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi, bile. Këto tri shtete janë në shënjestër të Serbisë. Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar”, ka deklaruar më tej Konjufca. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark