Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndarë pamje nga takimi i tij me homologen e tij shqiptare, Elisa Spiropali.
Në këtë takim, Konjufca theksoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është thelbësor për të dyja vendet.
“Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën. Kur punojmë së bashku, mund të arrijmë gjithçka për të mirën e të dy vendeve dhe kombit tonë,” tha ai.