Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shtjelluar disa nga çështjet e marrëveshjes së fundit të arritur në Ohër.
Konjufca në intervistë tregoi se sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare i ka hyrë në hak Kosovës. kjo pasi, ai tha se Serbia kishte më shumë benefite.
“Në çdo proces e ka formën kësi lloj, po çka mendoi që bashkësia ndërkombëtarë që duhet me qen më e vëmendshme dhe mendoj që na ka hy në hak është fakti se në relacion me lëshimet pe që ja ka bo Serbisë nuk është reflektu në benefitet e Kosovës”, tha Konjufca./Gazeta Insajderi