Konjufca tregon se pse nuk nisi në kohë seanca plenare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Konjufca tregon se pse nuk nisi në kohë seanca plenare

    Insajderi
    24 November 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e sotme plenare e paraparë për orën 10:00, nuk nisi në orën e paraparë.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar arsyen para deputetëve që janë mbledhur në sallë.

    Ai tha se janë në pritje të një mbledhjeje të komisionit për mbrojtje dhe siguri në të cilën po shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm.

    “Ju kërkoj ndjesë, jemi duke pritur një mbledhje të grupit të komitetit, të komisionit për mbrojtje dhe siguri, ata po e shqyrtojnë një projektligj të rëndësishëm i cili pritet të hyjë në rend të ditës përmes plotësimit të ndryshimit të rendit të ditës. Pa e trajtuar komisioni këtë projektligj nuk mund ta përfshijmë në seancën e sotme, kjo është arsyeja pse po presim”, tha Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark