
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, njëherësh edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është ankuar se opozita ka qenë agresive ndaj subjektit të tij politik. Sidoqoftë, Konjufca përgjatë fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkaku i një deklarate përçarëse që thumbonte partitë opozitare, ia kishte sjellë një dënim prej pesë mijë euro partisë së tij.
LEXO EDHE:
I pari i Kuvendit shtoi se bashkëpunimi me partitë opozitare nuk është i mundshëm. Kjo, pasi që sipas tij, opozita ka qenë shumë agresive ndaj VV’së.
“Nëse është e nevojshme, ne do të takohemi si lider dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë marrë qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft të padrejta, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka thënë tutje ai.
Sidoqoftë, kjo gjuhë viktimizuese e Konjufcës duket se është larg gjuhës së egër të tij dhe udhëheqësit të VV’së, Albin Kurtit.
“A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi edhe kombetarizmi shqiptar a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”, ishte deklarata e Konjufcës në tubimin e 23 janarit në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, ku sipas LDK-së, këtu ai për “qeverisjen bashkë me Beogradin” nënkuptonte opozitën, duke e parë si thirrje për nxitje dhe urrejtje.
LEXO EDHE:
“Sipas Panelit nga përmbajtja e deklarimit te kandidatit për deputet të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt të tjerëve në kuadër të fushatës zgjedhore dhe se kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore, konteksti dhe masa që i është drejtuar ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe te përçarjes”, thuhej në vendimin e PZAP’së.
Gjuha përçarëse e karakterizoi edhe kandidatin për kryeministër ndaj këtij subjekti politik. Vetëvendosje u dënua disa herë për gjuhën denigruese të Kurtit, të stilit “Lëdëkyhi, Pëdëkyhi“. /Insajderi.org/
LEXO EDHE: