Sipas tij, vullneti, koncepti, arritjet dhe siç u shpreh ai, kultura e qeverisjes e bëjnë këtë parti të veçantë.
“Lëvizja Vetëvendosje, nëse doni ta bëni një prerje me vitin 2019, unë mendoj që nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, për nga vullneti, për nga koncepti, për nga arritje që i ka dhe për nga kultura e qeverisjes që e ka sjellë në Republikën tonë”.
“Është një subjekt i cili ndërveprimin e gjatë e ka me popullin, ne jemi burimor, kemi qenë burimor dhe do të mbetemi burimor, sepse vullnetin, fuqinë, dijen tonë, gjithmonë e marrin prej qytetarëvë”, është shprehur ai.