Konkurrentja e “It’s my Love”, Qendresa ka shpërthyer në akuza drejt Valon Malokut, i cili është moderator i emisionit dhe i ka marrë asaj llogarinë personale të Instagramit.
Ajo ka treguar edhe për pagesat e ulëta të cilën e ka marrë në emision dhe se Valoni nuk i ka paguar konkurrentet të tjerë për të cilën ajo thotë se ka fakte.
Ndër të tjera tregon që 30 euro ka qenë pagesa për një emision e që 4 emisioni zhvillohen gjatë muajit.
Ajo ka thënë se pasi është larguar nga emisioni i kanë marrë “Instagramin”, dhe që nuk do të jetë pjesë më e emisionit.
Qendresa ka thënë që së shpejti do të publikojë disa biseda me Valonin.
Madje ajo tregon që Lulzimi është personi i cili bën çfarëdo që dëshiron në emision, duke treguar edhe një incident të cilin Luli nuk ka lejuar të xhirohej emisioni.