Konstituimi i institucioneve, Osmani i thotë ambasadorit britanik se "veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konstituimi i institucioneve, Osmani i thotë ambasadorit britanik se “veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën”

    Insajderi
    02 September 2025 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Në takim, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj Kosovës dhe ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik.

    Po ashtu, është diskutuar edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani ka riafirmuar se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark