Konstituimi i Kuvendit - Kushtetuesja vendos bllokade, po shqyrtohet ankesa e Listës Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konstituimi i Kuvendit – Kushtetuesja vendos bllokade, po shqyrtohet ankesa e Listës Serbe

    Insajderi
    05 September 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Lista Serbe në lëndën që e ka dorëzuar javën e kaluar, shkruan Insajderi.

    Siç mëson Insajderi, Gjykata Kushtetuese, pas caktimit të masës së përkohshme, ku po shqyrtohet ankesa e Listës Serbe, ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

    “TË CAKTOJË sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në vendim.

    Tutje thuhet se masa e përkohshme hyn në fuqi me 5 shtator 2025, me kohëzgjatje deri me 30 shtator 2025.

    Vendimi ka hyrë në fuqi sot më 5 shtator 2025.

    Javën e kaluar, Lista Serbe ka dorëzuar kërkesë të re në Gjykatën Kushtetuese, duke e kontestuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

    Ankesa e tyre vjen pas votimit të ndodhur për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet.

    “Parimet kushtetuese dhe demokratike shkelen rëndë dhe populli serb nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij të garantuara”, thuhet në reagim.

    “Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, shkruan në reagimin e Listës Serbe. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark