Kontesti pronësor në Istog, biznesmeni Blakaj demanton versionin e ish-policit- Çka tha avokatja që ishte në vendngjarje? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontesti pronësor në Istog, biznesmeni Blakaj demanton versionin e ish-policit- Çka tha avokatja që ishte në vendngjarje?

    Insajderi
    01 May 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abedin Muzliaj, ish-polic në dëshminë të cilën e siguroi Gazeta Insajderi, ka mohuar se ka kërcënuar me kallashnikov gjykatësen, i cili u arrestua për kanosje si pasojë e një kontesti pronësor në Banjë të Istogut.

    Megjithatë, afaristi Ylber Blakaj në një prononcim për Insajderin shkurtimisht ka mohuar këto pretendime ku ka thënë se prona e tij vetëm ka rastisur të jetë në afërsi të asaj për të cilën Muzliaj ka kontest me dy vëllezërit Selimaj.

    Prona e Muzliajt është në masë të sigurisë dhe në shqyrtim të trashëgimisë nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega Istog, nga dy vëllezërit Selimaj.

    Të njëjtit, kanë ngritur kallëzim penal për uzurpim të pronës ndaj Osman Muzlijaj, i cili në pronën e tyre, pretendojnë se ka vendosur një kioskë.

    Avokatja Veenra Gashi Selmanaj, rrëfeu për Teve1 se si ndodhi rasti.

    “Dje me datë 30.04.2025 rreth orës 13:45 kemi dalë në vendin e ngjarjes me Gjykatën dhe ekspertin gjeodet si dhe palën e paditur, pastaj papritur, nga “hiçi” ka dalë ky personi, Abedini i cili ka ardhë në drejtimin tim deri sa isha duke e parkuar veturën, duke sharë dhe ofenduar”, tregon ajo.

    Më pas, sipas saj ia ka drejtuar armën, duke menduar se ajo është gjyqtarja e rastit.

    “Me thënë të drejtën, fillimisht nuk e kam vërejtur se arma është prej vërteti, dhe momentin që e ka reportuar para këmbëve të mia duke më thënë që mos të afrohem dhe mos ta kaloj mexhën, e kuptova rrezikun i cili na ishte kanosur të gjithëve. Fillimisht kishte menduar se jam gjyqtarja e rastit dhe nuk është qetësuar deri sa e ka kuptuar se jam avokatja e palës paditëse”, rrëfen rastin avokatja Gashi –Selmanaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark