Policia greke njofton se dy shtetas të huaj të moshës 38 dhe 40 vjeçe janë arrestuar në një aksion anti-drogë, transmeton Alsat. Sipas njoftimit në afërsi të Lerinit, respektivisht në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut personat në fjalë kanë tentuar të shesin dy kilogram e 885 gram të kanabisit të thatë.
Aksioni policor është organizuar pas informacioneve të policisë në lidhje me një rrjet që transportonte dhe shpërndante drogë nga Maqedonia e Veriut në Greqi.
“Ishte caktuar një takim për shit-blerjen e drogës, ku u paraqitën shtetasit e huaj të sipërpërmendur, të cilët kishin hyrë më parë ilegalisht në vendin tonë, 38-vjeçari me motor dhe 40-vjeçari me makinë. Ata tentuan t`i shisnin një polici dy kilogram e 885 gram kanabis të papërpunuar, për 5,800 euro” njoftojnë nag policia greke.
Motori, makina, droga dhe tre celularë janë konfiskuar, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për import dhe shitje të drogës në Greqi, si dhe shkelje të ligjit për shtetasit e huaj.