Kontrabandë me mallra të falsifikuara në Viti – Policia sekuestron mbi 5 mijë euro produkte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandë me mallra të falsifikuara në Viti – Policia sekuestron mbi 5 mijë euro produkte

    Insajderi
    17 July 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të kontrabandës me mallra në komunën e Vitisë, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Njësisë TASK FORCE – Lindje të Policisë dhe Doganës së Kosovës.

    Sipas njoftimit zyrtar, është ndaluar një automjet furgon me targa vendore, i drejtuar nga një mashkull kosovar.

    Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur mallra tekstil, pajisje elektronike, mbathje sportive dhe produkte të ndryshme të markave tregtare të mbrojtura, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të gjitha këto mallra ishin pa dokumentacion dhe pa fatura.

    Hetimet fillestare kanë konstatuar se mallrat dyshohet të jenë transportuar përmes dy kompanive të postave të shpejta, të cilat dyshohet se janë përdorur për dërgimin e paligjshëm të tyre.

    Pronari i automjetit është shoqëruar bashkë me automjetin në Terminalin Doganor në Ferizaj, ndërsa mallrat, me vlerë tregu mbi 5 mijë euro, janë sekuestruar nga autoritetet doganore.

    Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark