Kontrabandë në lëvizje, kapen 80 mijë cigare të fshehura në autobusë në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandë në lëvizje, kapen 80 mijë cigare të fshehura në autobusë në Mitrovicë

    Insajderi
    11 August 2025 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë, në Mitrovicë.

    Sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në Facebook, në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

    Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

    Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark