Ministri i Kulturës, Kujtim Shala kishte shfrytëzuar një takim me Këshillin Organizativ të Pajtimit të Gjaqeve, udhëhequr nga dy krerë fetar dhe një historian, kur krye në vete kishte vendosur që ta nderonte një figurë të rëndësishme të historisë kosovare.
Duke injoruar komplet një institucionin në oborrin e të cilit, Shala kishte projektuar që të zbulonte bustin e Anton Çetës por kjo ka dështuar, pikërisht për shkak se ministri dhe krahu i djathtë i kryeministrit, ka dështuar që ta realizojë planin e tij për vendosjen e bustit në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës
I njohur për aktivitetin e tij të madh si punëtor i Institutit Albanologjik, Çeta është një nga personalitetet me të cilat krenohet ky institucion, por ministri Shala, ka vendosur që të injoroj komplet këtë institucion.
Por nuk i ka ecur ashtu siç ka planifikuar, ani pse për këtë bust ka vënë në dispozicion një buxhet prej 50 mijë eurove.
Kësisoj, gurëthemeli për “Plakun e Kosovës” Anton Çetën, që ishte planifikuar të vihej të premten e kaluar në oborrin e Institutit Albanologjik në Prishtinë, ka dështuar.
Arsye është fakti se hapësira në të cilën do të vendoset ky bust është në kontest mes Institutit Albanologjik dhe Universitetit të Prishtinës.
Me të dëgjuar planin e ministrit Shala, Instituti Albanologjik kishte bërë një kërkesë në Komunën e Prishtinës. Kërkesa ishte e qartë: Pse Instituti nuk është pyetur për ta vënë këtë bust në oborrin e saj?
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi ka thënë se për këtë vënien e këtij gur themeli duhet pyetur edhe Institutin dhe se për këtë e kanë dorëzuar një ankesë në Komunën e Prishtinës.
“Është e vërtetë se kemi dorëzuar një ankesë në Komunën e Prishtinës, sepse kemi konsideruar se për këtë çështje duhet pyetur edhe Instituti Albanologjik, por nuk dimë asgjë lidhur me anulimin e ceremonisë”, ka thënë Matoshi.
E në Komunën e Prishtinës, një kërkesë të tillë e ka cilësuar si çështje që nuk i përket Komunës, por UP-së dhe Institutit.
”Ky konflikt është mes Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Albanologjik. Nuk është me ne. Duhet ato dy institucione të arrijnë pajtueshmëri”, ka thënë Vraniqi.
Por derisa ky kontest të mos zgjidhet, busti nuk do të vendoset nga ana e Ministrisë së Kulturës.
MKRS nuk i ka kthyer përgjigje pyetjeve të Insajderit që ka kërkuar të dijë nëse ky institucion do të bashkëpunojë me Institutin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Mirëpo për këtë Ministria e Kulturës nuk ka kthyer përgjigje. /Insajderi.com