×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kontrata e dyshimtë e “Hidrodrinit” me IPKO-n, Prokuroria hap rast

    Insajderi
    25 March 2024 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një hulumtimi të Gazetës Insajderi për kontratën e lidhur mes Ndërmarrjes Publike “Hidrodrini” dhe kompanisë private IPKO, pa tender, Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar hapjen e një hetimi. Insajderi sjell detaje ekskluzive nga kjo aferë

    Në fund të muajit shkurt të këtij viti, Bordi i Ndërmarrjes Publike “Hidrodrini” ishte mbledhur për të mbikëqyrur punën e menaxhmentit që në krye e ka Kryeshefin Ekzekutiv, Dri Cena.

    Ndër shumë diskutime që u bën atë ditë, një moment kishte ngritur më shumë pikëpyetje se që u dhanë përgjigje, ani pse në mbledhje ishte ftuar edhe zyrtari i prokurimeve i ndërmarrjes.

    Ishte marrëveshja mes IPKO-s e “Hidrodrinit”, vlera e së cilës nuk përmendët në transkripitin e mbledjes që e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Insajderi merr vesh që kjo shumë shtë 60 mijë euro për tri vitet e ardhshe, një shumë kjo që nuk është mohuar as nga IPKO- kur e komentoi vet marrëveshjen, e as nga Bordi i “Hidrodrinit” e Dri Cena kur u kontaktua nga Insajderi.

    Pa tender, Bordi e mori vesh më vonë

    Dri Cena del që nuk ishte prezent në njërën nga pikat ku u diskuatua një kontratë ku “Hidrodrini” hyri në obligime financiare me kompaninë private IPKO,  por Bordi i kësaj Ndërmarrjes Publike megjithatë e kishte diskutuar edhe pa të.

    Nga diskutimi del që Bordi madje nuk ishte në dijeni, kjo pasi që ata kërkojnë nga Zyra Ligjore që të bëjë një interpretim për ta se me çfarë baze u bë kjo kontratë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar nga Bordi një transkript se çka diskutuan ata në mbledhjen e 29 shkurtit të këtij viti.

    “Raport me shkrim nga zyrtari i prokurimit pse nuk është përfshirë marrëveshja me IPKO në raportin operativ / financiar mujor. Të raportohet nëse marrëveshja është në harmoni me ligjin e prokurimit publik, ligjin e konkurrencës dhe ligjin për menaxhimin e financave publike”, kjo ishte pikë diskutimi e një mbledhje që kishte zgjatur shumë.

    Jusuf Nikçi, Kryesues i Bordit të Drejtorëve të “Hidrodrinit”, sipas dokumentit që e posedon Insajderi, kishte thirrur madje ne mbledhje edhe zyrtarin e prokurimeve.

    “…sipas ligjit prokurimit publik dhe atij të financave  si do të duhej të veprohet, a do të duhej të bëhet marrëveshja me IPKO, dhe cilat proceduar do të duhet të respektohen?”, e kishte pyetur Nikçi zyrtarin e tenderëve në “Hidrodrini”.

    I zënë në befasi, ky zyrtari kishte treguar se kjo zyrë as që ishte në dijeni cka po bëhej.

    “…ne si zyre e prokurimit nuk kemi pranuar asnjë kërkesë nga njësia kërkuar e as që ka qene në plan të prokurimit marrëveshja me IPKON. Ligji i prokurimit thotë: në bane të kërkesave  të njësive kërkuese përpilohet plani i prokurimit për vitin vijues”, kishte deklaruar ai para Bordit.

    Kryesuesi Nikçi kishte pyetir tutje se  “marrëveshja e tillë e nënshkruar me IPKO-n për shërbime të IPKO-së a do të duhet të hapet tender dhe kjo marrëveshje të kaloj me proceduar tenderuese?”.

    Përsëri, zyrtari i tenderëve në “Hidrodrini” kishte dhënë mendimin e tij profesional që si përgjigje ngrit dyshime për këtë kontratë.

    “Secili shpenzim duhet të kaloj përmes procedurave të prokurimit përveç pagave të punëtoreve që nuk kalojën në procedure të prokurimit publik. Zyra e prokurimit nuk e ka parë marrëveshje si të tille e as që jam i informuar për këtë”, kishte thënë ai para Bordit, në dokumentin që e posedon Insajderi.

    Driton Sylqa, pjsesë e Bordit të “Hidrodrinit” tutje kishte kërkuara që “në lidhje me ligjshmërinë e kësaj kontrate  të jepet një opinion ligjor nga zyra ligjore në afat një jave”.

    Prokuroria: Kemi hapur rast

    Gzeta Insajderi ka dërguar pyetje që nga 11 marsi i këtij viti në “Hidtrodrini”, ku në disa prej kërkesave e ka mbajtur të informuar edhe Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli.

    Deri tash nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga ta për kontratën me IPKO-n.

    Insajderi ka kontaktuar edhe Kryeshefin Ekzekutiv, Dri Cena, por as ai nuk ka pranuar që të komentoj për këtë marrëveshje.

    IPKO në anën tjetër nuk e ka komentuar faktin që marrëveshja me “Hidrodrini” u bë pa shpallur tender kjo e fundit.

    “Në mes të IPKO Telecommunications LLC dhe KRU Hidrodrini Sh.A, ekzistojnë marrëdhënie bashkëpunimi në fuqi që nga viti 2012, me ripërtërije të kontratës në vitin 2017, në vitin 2019, në 2021, dhe përsëri në vitin 2023”, thuhet në përgjigjen e dhënë ëpr Insajderin nga ana e IPKO-s.

    Sipas tyre,  “IPKO u përgjigjet kërkesave për oferta të personave juridik, si atyre publik ashtu edhe atyre privat, bazuar në rregulloret e brendshme të kompanisë. IPKO respekton standardet me te larta etike dhe afariste në ndërveprimet gjate ushtrimit te veprimtarisë se saj”.

    Derisa as Bordi, as menaxhmenti i “Hidrodrinit” nuk ka komentuar për pyetjet e dërguara nga Insajderi, në Prokurorinë Themelore në Pejë ka konfirmuar hapjen e rastit, pasi që Gazeta Insajderi e kishte informuar me të gjeturat e hulumtimit të Gazetës, duke u ofruar edhe dokumentet.

    “Prokuroria Themelore në Pejë, pasi ka pranuar informatat, ka hapur rast për këtë çështje dhe aktualisht jane duke u ndermarre veprimet  nevojshme”, ika thënë Insajderit Shkodran Nikç, Zëdhënës i Prokurorisë.

    Gazeta Insajderi ditë më parë ka publikuar një seri artikujsh, dhe një intevitërvistë për ekskluzive dhënë nga një kandidat që e humbi garën për të u punësuar në “Hidrodrini”, e që në përgjithësi ngrisin dyshime për veprime të dyshimta nga njeriu kryesor në menaxhmentin e kësaj ndërmarrje, Dri Cena.

    Insajderi ditëve në vazhdim do të publikoi dokumente që edhe vet Bordi i kësaj Ndërmarrje kanë bërë vlerësim të pafavorshëm për Kryeshefin Ekzekutiv, e të cilin e ka edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por deri tash nuk janë ndërmarrë masa.

    Lexo edhe këta artikuj:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark